Analizat tona dhe të institucioneve flasin për indikacione për ndikimin rus në jetën partiako-politike të vendit, përmes burimeve të caktuara të financimit – ka deklaruar në brifingun e sotëm Ministri I Jashtëm Bujar Osmani.
Duke u përgjigjur në pyetjen nëse nga Departamenti amerikan I Shtetit kanë informacione për hyrje të parave propaganduese ruse në vend, në kontekst të telegramit të këtij institucioni dërguar ambasadave amerikane për raste të këtilla në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, Ministri Osmani ka theksuar se nuk ka asgjë shtesë sa I takon Maqedonisë së Veriut.
“Në kuadër të këtij informacioni të Stejt Departamentit, nuk kemi informata shtesë për ngjarje në vendin tonë, por ka nga analizat tona dhe të institucioneve edhe atë disa herë janë konstatuar përpjekje për implikime në jetën partiako-politike në RMV, por mendoj se me këto cështje merren institucionet kompetente”,deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
Ministri Osmani nuk përmendi shembuj konkret, por më vonë duke komentuar paralajmërimet e “Levicës” për dorëzimin e nismës së re për referendum për Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë, tha se kjo parti është në shërbim të propagandës ruse.
“Referendumi një kombëtar për cështje strategjike për vendin është një presedan I rrezikshëm për RMV-në dhe kjo nuk guxon të ndodh. Në MPJ jam I kufizuar të komentoj, por për “Levicën” kam qëndrim timin – ata nuk janë parti maqedonase, por në funksion të propagandës ruse për ta kthyer popullin maqedonas kundër BE-së dhe SHBA-ve”, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani bëri publike emrat e katër ambasadorëve të rinj. Në selinë e BE-së në Bruksel do të emërohet Zulfi Ismaili, në Paris Viktor Dimovski, në Podgoricë Zeqir Ramçilloviq dhe në Ankara, Jovo Manasijevski./KlanMacedonia/