11.3 C
Tetovo
E shtunë, 26 Prill, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani: Kryeministër Mickoski, për fatin tuaj të keq, ju kurrë më...

Bujar Osmani: Kryeministër Mickoski, për fatin tuaj të keq, ju kurrë më nuk do t’i zgjidhni përfaqësuesit e shqiptarëve

Kur një Kryeministër i një shteti publikisht vë në pikëpyetje legjitimitetin e një ministri për të negociuar në emër të shtetit – jo për shkak të mandatit të tij, por për shkak të prejardhjes së tij etnike, kjo nuk është vetëm një fyerje ndaj asaj bashkësie etnike. Kjo është deklarata më antishtetërore e dhënë nga një Kryeministër në dekadat e fundit”, kështu ka reaguar Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim, teksa ka rënditur dhe disa sukese shtetërore në kohën sa ai si shqiptar udhëhiqte me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Kjo është një përpjekje për ta ridefinuar shtetin si monopol etnik, në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me realitetin politik dhe në kundërshtim me vetë idenë evropiane të demokracisë multietnike drejt së cilës synojmë.

Nëse ministrat me prejardhje shqiptare nuk janë të kualifikuar për ta përfaqësuar shtetin, atëherë nuk po flasim më për shtet të përbashkët.

Unë, si ministër i Punëve të Jashtme, nuk kam negociuar në emër tim, as në emër të një grupi etnik.

Kam negociuar në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mandat të plotë nga Kuvendi, dhe me mbështetje të pakontestueshme nga institucionet e shtetit – nga Kryeministri, Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Presidenti i shtetit.

Dhe meqë dëshironi ta përçmoni rolin tim, ja disa fakte, që të kujtoheni çfarë ka arritur ky shtet përmes punës sime:Kur një Kryeministër i një shteti publikisht vë në pikëpyetje legjitimitetin e një ministri për të negociuar në emër të shtetit – jo për shkak të mandatit të tij, por për shkak të prejardhjes së tij etnike, kjo nuk është vetëm një fyerje ndaj asaj bashkësie etnike. Kjo është deklarata më antishtetërore e dhënë nga një Kryeministër në dekadat e fundit”, kështu ka reaguar Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim, teksa ka rënditur dhe disa sukese shtetërore në kohën sa ai si shqiptar udhëhiqte me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Kjo është një përpjekje për ta ridefinuar shtetin si monopol etnik, në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me realitetin politik dhe në kundërshtim me vetë idenë evropiane të demokracisë multietnike drejt së cilës synojmë.

Nëse ministrat me prejardhje shqiptare nuk janë të kualifikuar për ta përfaqësuar shtetin, atëherë nuk po flasim më për shtet të përbashkët.

Unë, si ministër i Punëve të Jashtme, nuk kam negociuar në emër tim, as në emër të një grupi etnik.

Kam negociuar në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mandat të plotë nga Kuvendi, dhe me mbështetje të pakontestueshme nga institucionet e shtetit – nga Kryeministri, Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Presidenti i shtetit.Dhe meqë dëshironi ta përçmoni rolin tim, ja disa fakte, që të kujtoheni çfarë ka arritur ky shtet përmes punës sime:Në negociatat me Bullgarinë dhe nëpër procesin e integrimit evropian, arritëm ta mbrojmë gjuhën maqedonase – pa fusnota, pa shpjegime, me formulim të pastër në Kornizën e Negociatave. Kjo është fitore diplomatike, të cilën asnjë aktor serioz nuk e mohon.

• Në atë proces, veçoria etnike, kulturore dhe historike maqedonase u mbrojt në mënyrë të vazhdueshme – jo me fjalë, por me zgjidhje konkrete, në tekste, dokumente dhe obligime. Dominuan diplomatë me prejardhje etnike maqedonase, me përvojë dhe autoritet, pikërisht që të mos ketë hapësirë për improvizime kur bëhet fjalë për çështje sensitive.

Dhe po, negociatat i kam udhëhequr unë – sepse isha Ministër i Punëve të Jashtme i të gjithë qytetarëve. Por vendimet merreshin bashkërisht, dhe asnjë hap nuk është ndërmarrë pa dijen dhe miratimin e institucioneve më të larta të shtetit”,shkruan Osmani.

Sipas Osmanit, deklarata të tilla nga Mickoski po rrënojnë themelet e shtetit.

“Prandaj, Kryeministër, kur e thekson përkatësinë etnike të dikujt si pengesë për veprim shtetëror, nuk e fyen vetëm personin apo popullin të cilit i takon.

E rrënon vetë themelet e shtetit që thoni se e udhëhiqni.

Dhe në fund, jua manifestoni vazhdimisht neverinë tuaj të shëmtuar ndaj shqiptarëve – nuk keni asnjë këshilltar shqiptar, nuk keni shqiptarë në përcjelljen tuaj gjatë vizitave zyrtare, kërcënohuni me “tërheqje për veshi”, i shfuqizoni mekanizmat për mbrojtje nga majorizimi, i shpërbleni me funksione ata që na quajnë me fjalët më fyese, duke krijuar qëllimisht një situatë konkurruese se kush do të dëshmohet më shumë përmes poshtërimit të shqiptarëve dhe krijuat një ambient ku edhe partnerët tuaj shqiptarë ndihen të poshtëruar dhe të përçarë.

Por, për fatin tuaj të keq, ju kurrë më nuk do t’i zgjidhni përfaqësuesit e shqiptarëve.

Shqiptarët do t’i zgjedhin vetë”, përfundon reagimin e tij Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments