Kandidati për president nga BDI dhe Front Europian Bujar Osmani sonte në Gostivar në nënshkrimin e marrëveshjes midis Frontit Europian dhe ASh-së krahu i Selës, theksoi se Marrëveshja e Ohrit e cila institucionalizoi dinjitetin e kombit tonë, sot po shndërrohet në lëvizje politike.
“Pas 23 viteve, Marrëveshja e Ohrit e cila institucionalizoi dinjitetin e kombit tonë, sot po shndërrohet në lëvizje politike, multietnike, që kërkon mandat për të udhëhequr shtetin”, tha mes tjerash Osmani.