7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: Jo Rusisë, jo Kinës, jo Bjellorusisë! Për ne dielli lind...

Bujar Osmani: Jo Rusisë, jo Kinës, jo Bjellorusisë! Për ne dielli lind në Perëndim

Kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani sonte në konventën e partisë për prezantimin e tij tha se një nga arsyet se ai është futur në garë është që të parandalojë ndikimin rus në vendin tonë, përcjell TV21. Osmani tha se Rusia nuk është vend mik i Maqedonisë së Veriut.

“Rruga nuk është e lehtë, ardhmëria në vendin tonë është e kërcënuar edhe nga jashtë. Rusia nuk është miku ynë, një nga interesat strategjike ruse është që Ballkani të mbetet jashtë BE-së dhe NATO-s. Por ne rrugën tonë e kemi zgjedhur që moti, ne jemi shumë të qartë, për ne dielli lind në Perëndim. SHBA, BE, NATO, këto fjalë duhet t’i përsërisim më shpesh, me që vëllezër dhe motra dikush te ne po harron kush janë miqtë e kush janë armiqtë tanë, dhe ne jemi këtu për të ia kujtuar me vepra gjithsecilit, se përcaktimi ynë është i pakthyeshëm, SHBA, BE NATO. jo Rusisë, jo Kinës, jo Bjellorusisë”, tha mes tjerash Osmani./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments