Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin DailyClick në TV21, tha se partitë shqiptare kreun e BDI-së e quajn kriminel. Osmani për këtë tha se është gjueti shtrigash, duke shtuar se Ali Ahmeti një jetë ia ka kushtuar kauzës kombëtare. Tutje tha se Ali Ahmeti ka themeluar dhe ia ka lënë emrin UÇK-së në Kosovë, transmeton TV21.“Ali Ahmetin, Ali Ahmetin që një jetë ia ka kushtuar kauzës kombëtare, i cili e ka themeluar UÇK-në e Kosovës, i cili ia ka lënë emrin UÇK-së së Kosovës, i cili e ka krijuar UÇK-në e Maqedonisë, i cili na solli prej 0,2% në kryeministër shqiptar. Shihni rrjetet sociale, shihni partitë shqiptare duke e quajtur kriminel . Nuk është interes i jonë që ne të etiketohemi si popull kriminel. Nëse ka diçka, ja bujrum i keni institucionet, 8 muaj ne nuk jemi në institucione. Merrni njerëzit nëse keni dëshmi. A nëse e keni gjueti shtrigash, nëse e keni për të etiketuar njerëzit, nëse e keni për t’i fituar zgjedhjet dhe ju t’i dëmtoni njerëzit, besoni që nuk do të jetë kollaj”, deklaroi nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në DailyClick në TV21.