Vendi është i qëndrueshëm, nuk ka rrezik për destabilizim dhe ne jemi vigjilentë ndaj qëllimit të këtyre kërcënimeve hibride. MPB i mbetet të kontaktojë shërbimet partnere në rajon, tha sot në konferencën e rregullt me gazetarët, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, tha se duke pasur parasysh se ka raportime për bomba edhe në një tjetër anëtar të NATO-s, Malin e Zi, se kjo mund të mos jetë lojë e adoleshentëve, është kërkuar ndihma e NATO-s.
“Kemi qenë në komunikim me MPB-në për mënyrën se si të qasemi në lidhje me kërkesën për mbështetje dhe i kemi thënë MPB-së se NATO nuk është adresa për këtë çështje të veçantë, sepse kjo kërkon një hetim policor për të gjeni autorët. NATO nuk ka mekanizma të tillë – tha Osmani.
Osmani ka sqaruar se NATO-ja ofron mbështetje për diagnostikimin e problemit, nuk ka mision që do të kërkonte mjekësi ligjore.
- Megjithatë, ne e gjykuam këtë për faktin se kjo dukshëm i kalon kufijtë tanë. Këtë e konfirmova gjatë vizitës time në Podgoricë kur në konferencën për shtyp me kryeministrin, i cili është edhe ministër i Jashtëm, dominuan të njëjtat pyetje që ju na bëni. Pse ka kaq shumë kërcënime me bombë në shkollat në Mal të Zi dhe ata madje vendosën të hyjnë në internet për shkak të numrit të madh të kërcënimeve dhe nuk kanë kapacitet t’i kontrollojnë të gjitha. Tashmë na ka dhënë një sinjal se kjo nuk është lojë e adoleshentëve, kjo duhet të jetë diçka, ka një kontekst rajonal sepse janë dy vende anëtare të NATO-s, padyshim që duhet të jetë diçka serioze – sqaroi Osmani.
Prandaj, thotë ai, e kemi informuar NATO-n se edhe ne duhet ta kthejmë thjerrëzën drejt një aspekti të tillë të analizës, nëse ky është një sulm rajonal ndaj anëtarëve të NATO-s dhe nga vijnë dhe cili është qëllimi. Megjithatë, thekson Ministri i Jashtëm, adresa e saktë janë komunikimet dypalëshe me shërbimet partnere që Ministria e Brendshme bën dhe ne ofrojmë mbështetje.
Thirrjet nga Gjermania drejtuar qytetarëve të saj që të kenë kujdes në Maqedoninë e Veriut për shkak të kërcënimeve me bombë, sipas tij, janë legjitime. Dje kishim raporte për bomba në një hotel dhe do të kishim bërë të njëjtën gjë, thotë ministri.