Hapja e kullës përkujtimore për luftëtarët e rënë të UÇK-së nuk është aktivitet partiak i BDI-së, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani, i pyetur se pse në hapjen e djeshme ishin të pranishëm vetëm njerëzit e parë të BDI-së, e cila u anashkalua me procedurë ligjore në Kuvend.
Bujar Osmani sqaron se çdo gjë ka qenë e ligjshme nga pushteti komunal i Likovës dhe ata kanë qenë të ftuar si mysafirë.