-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: Enti për Revizion paraqet bazë të luftës kundër korrupsionit

Bujar Osmani: Enti për Revizion paraqet bazë të luftës kundër korrupsionit

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me delegacionin nga Sekretariati për Çështje Evropiane mbajtën takim pune me përfaqësuesit e Entit për Revizion Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga Zëvendës revizori kryesor shtetëror, Naser Ademi.
“Enti për revizion Shtetëror paraqet institucion që jo vetëm zellshëm kryen punën e tij, por rezultatet e tij shpesh herë janë bazë që identifikon nevojën e reformave edhe në institucione tjera, për të cilën besim për punën e tyre kanë shprehur edhe miqtë ndërkombëtar, si që janë Komisioni Evropian, që i citon rezultatet e tyre në Raportet për vendin”- theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë institucionit në përgjithësi për procesin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Revizori Ademi, por edhe anëtarët tjerë të udhëheqësisë së Entit Shtetëror më bindën se po vazhdojnë me aktivitetet e tyre me kapacitete të plota, duke bërë bazë për institucionet tjera në krijimin e të ashtuquajturit “trak rekord”, respektivisht shembuj të suksesshëm me të cilën do të demonstrohet progresi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” theksoi Osmani, duke potencuar se suksesi në këtë sferë do të thotë kursim i madh i të hollave buxhetore, mbrojtje e parimit të sundimit të së drejtës dhe krijimi të mjedisit drejtë kompetititv të biznesit, por edhe e rëndësishme për integrimet evropiane të vendit.
“Përmes progresit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit krijuam bazë për Raport pozitiv nga ana e Komisionit Evropian në maj, që pres ta pasqyrojë progresin realë të vendit, që, sërish, do të paraqesë bazë për vendet – anëtare ta konfirmojnë vendimin e vitit të kaluar, për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut këtë vit” – shtoi Osmani.
Takimi u realizua në kuadër të vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani, në institucione përkatëse për zbatimin e reformave që ishin të parapara në Planin 3-6-9 dhe Planin 18, si dhe implementimi i detyrimeve tjera lidhur me integrimin evropian të vendit në kuadër të të cilave më parë u vizitua Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, si dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments