5.6 C
Tetovo
E hënë, 27 Janar, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani e quan energji destruktive paralajmërimin e VMRO-së për bllokim të...

Bujar Osmani e quan energji destruktive paralajmërimin e VMRO-së për bllokim të Kuvendit

 Bllokimi i Kuvendit në kushte të krizës është energji destruktive, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në lidhje me bllokimin aktiv të paralajmëruar të Kuvendit nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

Sipas Osmanit, kjo është përmendore e përçarjes, gjegjësisht tregon se tani në rrjetet sociale më shumë flitet për Kullën përkujtimore të UÇK-së dhe e që transmetohet në kontest negativ, sesa për tentimet për bllokimin e shtetit qëllimi i së cilës në fund është të vuajnë qytetarët e të gjitha bashkësive etnike.

“Qeveria është unike dhe absolutisht e qartë në përcaktimet e saja dhe asgjë nuk do ta hezitojë në realizimi e qëllimeve… Opinioni me të drejtë është i frustruar për shkak të zhvillimit ekonomik që ndërlidhet me faktorë të jashtëm, si dhe nga pandemia dhe nga ngadalësimi i zhvillimit ekonomik, por puna e Qeverisë është të udhëheq punët, dhe jo të veprojë sipas disponimit të qytetarëve. Qytetarët janë të frustruar, por ata shohin në mënyrë më strategjike nga shumë politikanë”, thotë Osmani për “Utrinski Brifing”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments