Ministri i PJ Bujar Osmani i ftuar në emisionin Click Plus tha se partitë ekstremiste po rriten ndjeshëm në botë dhe se një të tillë e kemi edhe ne në Maqedoni, Të Majtën. Ai tha se kjo parti është kryekëput një strument rus në vendin tonë dhe se nesër nëse futet në ndonjë qeveri mund të jetë problem serioz për vendin.
“Kemi parti formale në Kuvend që punojnë kundër integrimeve. Për herë të parë kemi një parti që është në rritje të dukshme “E Majta”, është një instrument rus i hapur. Ishin të vetmit që takuan ambasadorin rus pas luftës ku më 9 maj shkuan për të festuar fundin e luftës së dytë botërore. Hyrja e tyre ishte thyerja e pragut dhe është një problem serioz nëse ata arrijnë të bëhen pjesë e një qeverie”- deklaroi Osmani.