9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani e dhezi kampanjën: Në emër të BDI-së ju garantoj se...

Bujar Osmani e dhezi kampanjën: Në emër të BDI-së ju garantoj se do të ketë Kryeministër shqiptar në qeverinë e ardhshme

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në konferencën e sotme për media garantoi se në zgjedhjet e ardhshme Maqedonia e Veriut do të ketë kryeministër shqiptar. Këtë garancë Osmani e dha në emër të Bashkimit Demkoratik pët Integrim, pas pyetjes së gazetarëve se çfarë nëse BDI i fiton zgjedhjet dhe nëse do të jetë pjesë e qeverisë edhe nëse nuk ka kryeministër shqiptar?

BDI Press Zv. Bujar Osmani

BDI Press Zv. Kryeministri Bujar Osmani

Geplaatst door Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI op Zondag 14 juni 2020

“Unë vetëm mund të ju garantoj në emër të BDI-së se do ketë kryeministër shqiptar në qeverinë e ardhshme” pohoi Osmani.- Advertisement –

Zëdhënësi integrist po ashtu shtoi se çështja për Kryeministrin shqiptar është temë që ka marrë hov sepse njerëzit, sipas Osmanit, e dinë se nëse Ahmeti premton një gjë, ajo punë do të realizohet.

“Njejtë siç e kemi premtuar kryetarin e Parlamentit, në atë mënyrë edhe e kemi realizuar. Njejtë siç e kemi premtuar Ministrin e parë të Mbrojtjes, Ministrin e Punëve të Brendshme ose pozitat tjera që ishin të ndaluara për shqiptarët. Prandaj ju bind se kjo nuk është as ëndërr e as premtim por është pjesë e një strategjie serioze kombëtare për të krijuar barazi të plotë tek njerëtit. E di që në fillim do të rezistohet, do të përqeshet sikur çdo projekt i yni. Sikur lufta e 2001-shit, në fillim rezistohej, kundërshtohej, madje edhe përqeshej, por njerëzit pastaj e kuptuan se paska qenë pjesë e një strategjie serioze për barazi të plotë në këtë vend. Besoni se është në të njejtën frymë të kësaj strategjie kombëtare” tha Osmani./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments