Është i gabuar koncepti se paralajmërimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse, protokolli gjithëpërfshirës që është instrument ekzistues i Marrëveshjes së vitit 2017 është ndonjë ndryshim i pozicioneve tona. Përkundrazi, ai është forcim i pozicionit tonë me garanci se nuk do të ketë më kërkesa të reja nga pala bullgare, ka thënë sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Kërkesa jonë është të ketë një dokument gjithëpërfshirës me të cilën mbyllen të gjitha kërkesat një herë e përgjithmonë, ose nuk do të ketë paraqitje të vazhdueshme të kërkesave të reja, pozicione të reja por të gjitha elementet që janë me rëndësi për ne, sipas pozicionit tonë shtetëror, por edhe ato elemente që janë kërkesë e Republikës së Bullgarisë do të lidhen në një dokument gjithëpërfshirës të elementeve të ndërsjella kohore. Kjo është kërkesë e jonë jo e Republikës së Bullgarisë. Është i gabuar perceptimi se paralajmërimi i një protokolli të tillë gjithëpërfshirës që ndryshe është instrument ekzistues nga marrëveshja e vitit 2017, kinse paralajmëron ndryshim të pozicionit tonë. Përkundrazi ky është forcim i pozicionit tonë me garanci se nuk do të ketë më kërkesa të reja”, ka thënë Osmani sonte në emisionin në “Top Tema” në TV Telma i pyetur nëse vendi me qëndrim të këtillë ndoshta ngrit flamurin e bardhë para shantazheve bullgare në procesin integrues.
Për atë se çfarë mund të përmbajë ai dokument dhe si me të do të zgjidhen çështjet e hapura, Osmani nuk ka dashur të komentojë në detaje duke vlerësuar se negociatat janë në pikën më kritike dhe për këtë ai do të jetë i përmbajtur.
“Pozicionet tona janë plotësisht konform Rezolutës sonë në Kuvend. Lidhur me gjuhën nuk debatojmë dhe nuk do të bëjmë kurrfarë kompromisi. Nuk do të ketë në kornizën negociuese udhërrëfyes për implementimin e marrëveshjes së vitit 2017, jo vetëm pse ne nuk duam, pasi vendet- anëtare nuk lejojnë çështjet bilaterale të hyjnë në proces përmes së cilës një shtet bëhet shtet evropian. Bisedojmë vetëm për mënyrën e tejkalimit të kësaj çështje duke mbrojtur pozicionet tona shtetërore- gjuhën siç është konform Propozimit portugez, Këshillit për stabilizim dhe asocim si vend ku do të mund të ndiqet implementimi i Marrëveshjes së vitit 2017”, tha Osmani.