-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani / Dhjetëra aplikantë për deputetë janë refuzuar

Bujar Osmani / Dhjetëra aplikantë për deputetë janë refuzuar

Veting për deputetët e ardhshëm, ministra, zv/ministra, drejtorë dhe funksionarët tjerë shtetërorë paralajmëruan nga selia e partisë BDI. Sipas tyre verifikimi i kandidatëve në këtë fazë është mekanizmi i vetëm përmes të cilit mund të zgjidhen kandidatët më të mirë. Ndarja e tetë deputetëve nga VMRO DPMNE në ciklin e mëparshëm, sipas ekspertëve, do të jetë mësim që këtë herë partitë të zgjedhin kandidatë të sigurt.

Zv/kryeministri Bujar Osmani sot paralajmëroi se partia e tij, BDI, ka realizuar veting të brendshëm dhe sipas të cilit dhjetëra aplikacione për anëtarësim në BDI janë refuzuar, sepse nuk i kanë plotësuar kushtet.

Verifikimi sipas Osmanit do të thotë përputhje me vlerat e partisë, dhe kjo do të thotë që kandidatët para se gjithash të kenë integritet personal.

Pas deklaratës e zv.kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani kanë reaguar nga Alenca për shqiptarët.

Vetingu i vërtetë do të fillojë vetëm atëherë kur BDI do i humb zgjedhjet dhe do të jetë në opozitë, ku do të bëhet kapja e sistemit të drejtësisë nga prokuror dhe gjyjakatës partiak të BDI-së.” –thonë nga ASH-ja

Sipas analistëve pothuajse të gjitha partitë politike bëjnë verifikim të mëparshëm të kandidatëve që i propozon partia, por ata konsiderojnë se në këto zgjedhje partitë do të jenë më të kujdesshëm, pasi kanë nxjerrë mësim nga ndarja e tetë deputetëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

“Fakti që tetë deputetët e VMRO DPMNE-së u ndanë në zgjedhjet e kaluara, do t’i detyrojë partitë që në këto zgjedhje të propozojnë, kushtimisht thënë, kandidatë të sigurt.” –tha Petar Arsovski, analist politik.

Osmani nënvizon se BDI-ja pret fushatë pozitive, dhe se zgjedhjet që do të mbahen më 12 prill janë të ndryshme nga cilat do qoftë zgjedhje deri më tash sepse janë në periudhë kur BE-ja do të marrë vendim për të ardhmen e vendit tonë. /Verica Dimitrijevska/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments