5.3 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani dhe Kreshnik Bekteshi mirëpresin ministrin saudit  Faisal F. Al-Ibrahim

Bujar Osmani dhe Kreshnik Bekteshi mirëpresin ministrin saudit  Faisal F. Al-Ibrahim

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim me Ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Al-Ibrahim.

Në takim, siç kumtoi MPJ-ja është theksuar përkushtimi për vazhdimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve, me ç’rast u theksua nevoja e thellimit të marrëdhënieve në këtë aspekt”, theksohet në kumtesën e MPJ-së. 

Në takim Osmani theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme theks të veçantë i kushton diplomacisë ekonomike, gjë që dëshmohet me dërgimin e këshilltarit ekonomik në Ambasadën në Abu Dabi, i cili është përgjegjës edhe për bashkëpunimin ekonomik me Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Sipas MPJ-së, lidhur me situatën kontraktuale mes dy vendeve, të dyja palët shprehën bindjes se është i nevojshëm zgjerimi i kornizës kontraktuale, me çka do të vendoset bazë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Nga MPJ thonë se ministri Al-Ibrahim iu referua kandidaturës së tyre për të qenë nikoqir i EKSPO 2023 në Riad dhe e prezantoi programin e tyre për organizimin e kësaj ngjarjeje botërore.

Al-Ibrahim ka takuar edhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Ministri Bekteshi i ka përcjellë kolegut të tij, ministrit të Ekonomisë dhe Planifikimit të Arabisë Saudite, rezultatet makroekonomike të arritura nga Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar, si dhe mundësitë dhe potencialet për investime në vendin tonë”, njoftoi Ministria e Ekonomisë.

Nga ME thonë se dy ministrat u dakorduan se për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve, në periudhën e ardhshme është e nevojshme nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite.

Me këtë marrëveshje, theksohet në komunikatë, do të vendosë bazat për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve, si dhe mundësia e organizimit të një forumi biznesi ndërmjet investitorëve dhe kompanive nga të dy vendet.

“Në takim, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për fushat e mundshme për bashkëpunim në të ardhmen, të cilat do të intensifikojnë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve”, thekson Ministria e Ekonomisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments