-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani deklarohet për emërimin e Vesel Memedit për ambasador të Italisë

Bujar Osmani deklarohet për emërimin e Vesel Memedit për ambasador të Italisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka konfirmuar se Vesel Memedi do të jetë ambasador i Maqedonisë së Veriut në Itali, transmeton TV21.

Osmani vlerëson se emërimi i Memedit do të jetë një hap i rëndësishëm në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Italinë, si një shtet i rëndësishëm dhe përkrahës i proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.

“Plotësimi i vendeve vakante të ambasadorëve është prioritet i politikës së jashtme dhe për këtë posaçërisht jam i gëzuar që nga sot Ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Republikën e Italisë, Vesel Memedi do të fillojë në mënyrë aktive ta kryejë funksionin e tij.

Italia është një vend mik dhe i rëndësishëm, përkrahës i proceseve tona eurointegruese si dhe emërimi i tij paraqet një hap të rëndësishëm në ruajtjen e këtyre marrëdhënieve”, shkroi Osmani në Facebook.

Vesel Memedi ka qenë i angazhuar në politikë, duke udhëhequr partinë Rilindja Demokratike Kombëtare. Por ndaloi aktivitetin politik, pasi partia e tij nuk arriti të sigurojë asnjë deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments