Biznesi i kultivuesve të deleve në Bullgari është rrezikuar nga mishi i lirë i qengjit në tregun bullgar i importuar nga Maqedonia e Veriut, lajmëroi televizioni i Sofjes bTV.
Televizioni thekson se blegtorët bullgar theksojnë që arsyeja për mishin e qengjit më të lirë nga vendi është se prodhuesit e Maqedonisë marrin subvencione më të larta nga shteti.
Kultivuesit e qengjave në Bullgari theksojnë se çmimi me të cilin ata e shesin mishin e qengjit arrin deri në 18 leva (9 euro), ndërsa në rrjetin tregtar shitet për rreth 20 leva (10 euro).