Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka vlerësuar se vendi mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, BE-ja ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e ri qeveritar, i cili nisi zyrtarisht mandatin më 19 shtator.“Urime kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027. Ne presim të punojmë me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në deklaratë.
Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian që nga viti 2014 dhe ka zhvilluar disa konferenca ndërqeveritare me BE-në për hapjen e kapitujve të negociatave.
Congratulations to Prime Minister @ediramaal and all Ministers on their taking office. With a sustained effort in adopting and implementing the necessary reforms through transparent and inclusive processes, Albania can achieve its ambitious goal of closing EU accession…
— EU in Albania (@EUinAlbania) September 22, 2025