4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBRUKSEL-PENDAROVSKI KËRKON HAPJE TË NEGOCIATAVE, TUSK: JO GJITHA VENDET JANË TË PËRGATITURA...

BRUKSEL-PENDAROVSKI KËRKON HAPJE TË NEGOCIATAVE, TUSK: JO GJITHA VENDET JANË TË PËRGATITURA PËR TË MARRË VENDIM

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nga Brukseli tha se Maqedonia e Veriut do të jetë më efikase në të ardhmen nëse vendet anëtare vendosin që të hapen negociatat aderuese. Sipas tij ky është realitet politik i Ballkanit. Pendarovski tha se është i vetëdijshëm për mangësitë dhe punën që e presin vendin në të ardhmen.

“Jemi të vetëdijshëm se nevojiten ende reforma dhe pajtohem se kemi dobësi dhe se na pret ende punë, por e kam patjetër të theksoj një realitet politik ballkanik: Ne jemi më efikas kur para nesh kemi punë konkrete ndërsa negociatat për anëtarësim janë mjeti më i mirë i reformave”, deklaroi Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

E ndonëse e pranon se Maqedonia e Veriut, këto dy vitet e fundit i ka dërguar të gjitha sinjalet e duhura që Bashkimi Evropian i pret nga një vend kandidat, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk i tha Pendarovskit se jo të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë të përgatitura që këto ditë t’i hapin negociatave aderuese.

“Nuk dua t’i paragjykoj vendimet e BE-së. ju bëtë gjithçka që pritej nga ju, por dua të jem i sinqertë me ju, jo të gjitha vendet janë të përgatitura për të marrë vendim për hapjen e negociatave ditëve në vazhdim. Personalisht besoj se mund të jetë vetëm një vendim, negociatat të nisin në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pyetja nuk është “nëse” por “kur?”. Nëse jam pak i kujdesshëm kjo është për shkak se e di se ndonjëherë arritja e konsensusit mes vendeve anëtare merr më shumë kohë se sa do të doja, por nuk ka dyshim se vendi juaj dhe i gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian”, theksoi kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Pendarovski dhe Tusk u takuan në Këshillin Evropian në Bruksel, në kuadër të vizitës së parë zyrtare të Pendarovskit si President. Ai do të takohet edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe siguri Federika Mogerinin, ndërsa do të flasë edhe në tribunën “Miqtë e Evropës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments