Ministria e Mbrotjes së Britanisë së Madhe ka publikuar ‘planin e Putin-it për luftë’ që tregon rrugët e mundshme të sulmit nga ushtarët rusë.
Në përshkrimin e fotografisë, Ministria britanike paralajmëroi se mund të ketë ‘pasoja të konsiderusheme të civilëve’ në rast të luftës dhe se Putin ‘do të ishte i gatshëm’ për këto humbje ‘në mënyrë që të marr atë që ai dëshiron’.
Qeveria britanike tashmë është e sigurt se Rusia do ta pushtoj Ukrainën, me zyrtarët që kanë paralajmëruar se një konflikt i tillë do të ishte ‘i tmerrshëm’.
Plani i sulmit ka për prioritet pushtimin e shpejtë të Kievit, me trupat ruse që kanë rrethuar kryeqytetin ukrainas nga tre drejtime, shkruan DailyMail, përcjell Periskopi.
Në anën tjetër, Kremlini thekson se po tërheqë trupat e saj nga kufiri me Ukrainën, por NATO dhe ShBA janë mjaftë skeptike ndaj këtyre deklaratave.