0.5 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBrenda viteve 2002 – 2021 / 77,000 të rinj janë larguar nga...

Brenda viteve 2002 – 2021 / 77,000 të rinj janë larguar nga RMV-ja

ë rinjtë nuk i besojnë sistemit, nuk paguhen sa duhet, nuk kanë një jetë të mirë shoqërore, as ofertë për evente kulturore, sidomos ato në brendësi të vendit. Ata thonë se këto janë arsyet kryesore të emigrimit masiv të të rinjve, trend i cili nuk ndalet prej vitesh. Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë ata janë në kërkim të politikave dhe strategjive të shëndetshme, angazhim të gjithë shoqërisë për të arritur tek të rinjtë, për të dëgjuar zërin e tyre dhe problemet me të cilat përballen.

Ndërmjet dy regjistrimeve të vitit 2002 dhe 2021, 77,000 të rinj u larguan nga Maqedonia, një shifër marramendëse, ose për krahasim, sa një qytet me madhësinë e Manastirit. Në analizën “Rinia dhe regjistrimi i popullsisë” thuhet se vendi po përballet me një emigrim të madh të të rinjve dhe me problemin e mbajtjes së popullsisë së re. Sipas regjistrimit të vitit 2002, të rinjtë përbënin 24 për qind të popullsisë së përgjithshme, ndërsa në vitin 2021 përbënin 18 për qind. Të gjitha komunat po humbasin të rinj, ndërsa trendi më i madh i emigrimit është në Aerodrom, Mavrovë dhe Rostushë, ndërsa vetëm Likova ka rritje prej 2 për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments