4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBrazili shënon rekord me 19.951 raste të reja të koronavirusit

Brazili shënon rekord me 19.951 raste të reja të koronavirusit

Brazili ka shënuar një rekord të ri në shënimin e rasteve të koronavirusit të mërkurën, pasi u bë vendi me i tretë me numrin më të lartë në botë këtë javë.

Ministri i Shëndetësisë raportoi 19.951 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 291.579, njofton “Klan Kosova”.

Kjo rritje e re kryeson rekordin e mëparshëm të vendosur të martën. Vdekjet e raportuara të shkaktuara nga koronavirusi u rritën gjithashtu me 888 të mërkurën, duke sjellë numrin total në 18 855 vdekje, tha ministria, shkruan CNN-ja.

I pyetur në lidhje me numrat në rritje të Brazilit të martën, presidenti amerikan Donald Trump tha se ai po shqyrton ndalimin e  udhëtimit për Brazilin.

“Ne jemi duke e shqyrtuar atë. Ne shpresojmë që ne nuk do të kemi problem”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments