Në tremujorin e tretë të vitit 2024 është vërejtur rritje e konsiderueshme vjetore e numrit dhe vlerës së transaksioneve pagesore të qytetarëve në tregti. Transaksionet me kartela, të lëshuara nga ofruesit vendorë të shërbimeve pagesore, janë rritur për 10,2 për qind për numrë dhe për 13,6 për qind për vlerë, kumtoi Banka popullore.
Kjo rritje, vlerëson Banka, më së shumti i referohet rritjes së lartë vjetore të numrit të pagesave në e-tregtinë në vend, e cila paraqet 29,2 për qind, si dhe rritjes prej 8,8 për qind të pagesave përmes pajisjeve terminale.
Sipas BP-së, është vërejtur edhe rritje vjetore në numrin e pagesave të qytetarëve me urdhër-pagesa. Numri i transaksioneve pagesore është rritur për 9,9 për qind, ndërsa vlera e transaksioneve të realizuara është rritur për 22,2 për qind.
Të dhënat nga domeni i statistikës pagesore për tremujorin e tretë të vitit 2024, përveç që i përfshin transkasionet pagesore të qytetarëve në vend, përfshin edhe të dhëna për transaksionet pagesore të personave juridik në vend.