Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi se analizuar në bazë vjetore, depozitat kanë shënuar rritje prej 11.6 për qind që del nga depozitat më të larta në të dy sektorët, me një kontribut më të theksuar nga depozitat në sektorin “amvisëri”.Në bazë vjetore, totali i kredive u rrit me 11.8 për qind si rezultat i rritjes së kreditimit te të dy sektorët, me një kontribut më të theksuar nga sektori i korporatave.

Zhvillimet monetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut: Në prill 2025, oferta monetare (agregati monetar M3 1.2) realizoi një rritje mujore prej 0.7%, kryesisht për shkak të rritjes së depozitimit të parave, me një rritje si në depozitat afatgjata deri në dy vjet si edhe në paratë e gatshme në kushte të rënies së depozitave afatshkurtra. Analizuar në bazë vjetore, oferta monetare shënon rritje prej 10.0%, për shkak të rritjes së depozitave së parave, depozitave afatgjata deri në dy vjet, depozitave afatshkurtra dhe parasë në qarkullim”, thuhet në kumtesë.
Depozitat e përgjithshme në prill u rritën për 0.4% në bazë mujore, si rezultat i rritjes së depozitave në sektorin “amvisëri”, ndërsa depozitat në sektorin e korporatave, shtohet në kumtesë, shënuan rënie. Rritja vjetore e depozitave është 11.6%, e cila është për shkak të rritjes së depozitave të të dy sektorëve, me një kontribut më të theksuar nga sektori “amvisëri”.
BP kumton se në prill 2025, totali i kredive shënoi rritje prej 0.8% dhe 11.8%, përkatësisht në bazë mujore dhe vjetore. Ndryshimi në të dy rastet është rezultat i rritjes së kreditimit për të dy sektorët, me një kontribut më të theksuar në rritjen e kredive të sektorit të korporatave.
“Këtë muaj, depozitat e përgjithshme të sektorit të korporatave shënuan ndryshim mujor në rënie prej 2.5%. Ndryshimi është për shkak të rënies së depozitave afatshkurtra në valutë të huaj dhe depozitave afatgjata në denarë, ndërsa depozitat afatshkurtra në denarë, depozitat në para dhe depozitat afatgjata në valutë të huaj shënuan rritje. Krahasuar në bazë vjetore, rritja është 12.0% dhe në pjesën më të madhe është rezultat i depozitave më të larta afatshkurtra në denarë dhe depozitave në para, me një kontribut pozitiv nga komponentët tjera”, thekson BPRMV-së, duke shtuar se në prill, kreditë e sektorit të korporatave shënuan rritje mujore prej 1.0%, me një rritje vjetore prej 14.1%. Ndryshimi në të dy bazat është kryesisht për shkak të rritjes së kreditimit në denarë, ndërsa kreditë në valutë të huaj shënuan rënie.
Sa u takon qëllimit të kredive për persona fizikë, në prill, kategoritë më të pranishme janë ato konsumatore dhe banesore të cilat shënojnë rritje mujore prej 0.9% dhe 1.1% me një rritje vjetore prej 9.1% dhe 14.0%.
Në prill, kreditë për makina shënuan rritje në bazë mujore dhe vjetore prej 0.4% dhe 2.3%, ndërsa kreditë e kartelave kreditore rritje mujore prej 0.3%, me një rënie vjetore prej 7.9%.