Banka Popullore ka reaguar sot pasi dje aksionari më i madh në bankën e mbyllur “Eurostandard”, Trifun Kostovski, e përmendi si fajtorin kryesor për falimentimin e saj. Banka Popullore njofton se vendimi për heqjen e lejes për themelimin dhe funksionimin e bankës kishte për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe kompanive- deponuese në bankën Eurostandard. Banka shton se pronarët e saj nuk e kanë siguruar kapitalin e nevojshëm për gjysmën e parë të këtij viti, dhe as nuk kanë nxjerrë vendim të qëndrueshëm dhe real për transferimin e pronësisë tek një investitor, i cili do të rikapitalizonte bankën për qëndrueshmërinë e saj.