Minitraja Sanja Bozhinovksa theksoi se me ndryshimet e rea ligjore për herë të parë do të vendoset një metodologji për të përcaktuar për numrin real të varfërisë energjetike dhe se ndërmarrja e pavarur MEPSO do të kalojë në pronësinë e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Ajo shtoi se Ligji i ri për energjetikë që kaloi leximin e parë në Kuvend është një dokument që do të formësojë sektorin energjetik të Maqedonisë në dekadat e ardhshme.
”Nuk morëm vërejtje për ligjin e ri për energjetikë, por do të ketë shumë përfitime nga ligji që duhej të miratohej në fund të vitit 2023. Ne punuam shumë dhe e hartuam këtë ligj, i cili ka 317 nene. Me të do të formohen komunitete energjetike përmes të cilave qytetarët do të jenë në gjendje të instalojnë panele solare dhe të kujdesen për faturat e energjisë elektrike”, deklaroi Bozhinovska pas takimit të sotëm me gazetarët në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Siç shtoi ajo për herë të parë do të formalizohet ekzistenca e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike të prodhuar nga burime të rinovueshme të energjisë.
Do të ketë edhe një dispozitë për e-mobilitet, përkatësisht për karikimin e makinave elektrike me një çmim të arsyeshëm. Ne tashmë kemi filluar të punojmë në metodologjinë për përcaktimin e varfërisë energjetike së bashku me Ministrinë e Politikës Sociale dhe me të do të mund ta dimë numrin e saktë. Jozyrtarisht, në vend ka rreth 50,000 matës që konsiderohen për varfëri energjetike, por ne duam të kemi një numër të saktë. Është formuar një grup pune dhe po punojmë sistematikisht për të zbuluar të gjithë ata që janë të prekur nga varfëria energjetike dhe jemi drejt fundit. Do të ketë disa modele që ende nuk i kemi finalizuar, por shteti sigurisht që do t’u ndihmojë”, tha Bozhinovska.
Në përgjigje të një pyetjeje, tha se sipas burimeve jozyrtare, një pjesë e madhe e varfërisë energjetike bie në bllokun e katërt për konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht në Manastir.
“Të gjitha këto do t’i verifikojmë dhe do të kemi shifra të sakta dhe precize”, tha Bozhinovska.
Me ndryshimet ligjore, shtoi, brenda shtatë viteve EVN do të duhet të zëvendësojë matësit ekzistues me matës inteligjentë për të parandaluar leximin e vonuar të faturave, për të cilën vendim do të miratojë Qeveria pas miratimit të ligjit.
“Qeveria do të bëjë gjithçka që është në interes të qytetarëve. Ende nuk kemi diskutuar se si do të bëhet kjo, por do të bëjmë gjithçka që qytetarët të mos kenë asnjë shpenzim”, shpjegoi Bozhinovska.
Ajo theksoi se ata trashëguan një situatë shumë të keqe në sektorin e energjisë dhe shtoi se në vitin 2017 çmimi i prodhimit të SHA EMV ishte 37 euro për megavat orë energji elektrike, ndërsa vitin e kaluar në qershor ishte 135 euro.