26.6 C
Tetovo
E enjte, 4 Shtator, 2025
BallinaLajme“Bota serbe”, VMRO-ja me akuza për Bujar Osmanin

“Bota serbe”, VMRO-ja me akuza për Bujar Osmanin

Askush nuk i dërgon në botën e errët serbe-ruse siç shesin mjegull Osmani dhe BDI, por në botën e përgjegjësisë, para ligjit për të gjithë krimin dhe tradhtinë që ka bërë klika kriminale. Kështu VMRO-DPMNE-ja u përgjigjet akuzave të BDI-së dhe Osmanit për ndikimin e botës serbe në vend.

Partia maqedonase në pushtet thonë se “Bujarit, bota ruse i është bërë refleks Pavlovian, gjithmonë kur nuk ka çfarë të thotë, del me botën ruse ose botën serbe. Tani është koha e drejtësisë dhe përgjegjësisë, një kohë kur Aliu, Artani, Bujari, Filipçe dhe Zaevi do të duhet të përgjigjen para ligjit, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Kandidati i BDI-së për Çairin, Bujar Osmani, tha se shteti po kthehet në zonë gjeopolitike jashtë vlerave evropiane. “Do të kthehemi në orbitën e ndikimit serbo-rus, në një sferë të errët ku nuk ka vlera Evropiane por vetëm autoritet dhe nënçmim”, kishte thënë Osmani duke kritikuar qeverinë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments