Komuna e Tetovës dhe e Gostivarit janë borxhlinjtë më të mëdhenj të ndërmarrjes publike “Rusino” që mbulon gjithë Pollogun. Kjo ka bërë që xhirollogaria e ndërmarrjes të bllokohet.
Po u.d. kryetari i Gostivarit Valbon Limani thotë se si komunë e kanë larë borxhin që e kanë ndaj Rusinos. Për ndërmarrjen “Komunalec”, që është në kuadër të komunës, thotë se edhe ajo ka nisur ta shlyejë borxhin pas stabilizimit të gjendjes.
Sa i përket Tetovës, drejtori i ndërmarrjes atje, Samet Bislimi, i tha TV21 se kanë një borxh nga viti 2023, të cilën gradualisht janë duke e shlyer, ndërsa nga janari i 2024-tës hedhjen e mbeturinave ne Rusino e bën kompania Saubermacher që ka marrë tenderin për mbledhjen e mbeturinave në Tetovë.
Çmimi për një ton mbeturina në këtë deponi ka qenë 5 euro, ndërsa tani është 8 euro, që mbetet çmimi më i ulët i deponive në Maqedoni, por edhe në rajon. “Rusino” u krijua si nevojë për një pikë grumbulluese të mbeturinave për të gjitha komunat e Pollogut.