Është duke u mbajtur samiti i Versajës, i cili po mbahet nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u tha gazetarëve se Evropa është më e bashkuar se kurrë, transmeton rtv21.tv.
“Ne jemi më të bashkuar se kurrë. Unë kurrë nuk i kam parë vendet anëtare më të bashkuar dhe së bashku me partnerët tanë transatlantikë. Putini besonte se do të pushtonte Ukrainën – ai dështoi. Ai besonte se do të na ndante – ai dështoi. Ai besonte se do të dobësonte aleancën transatlantike dhe ai dështoi”, tha ai duke i shtuar se “Tani ai duhet të ndalojë luftën”./21Media