17.2 C
Tetovo
E mërkurë, 3 Korrik, 2024
BallinaLajmeBorrell sot në takim me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor

Borrell sot në takim me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell do të takohet sot me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

“Pas Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor 2023, Ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror ‘BE-Ballkani Perëndimor’ së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.

Takimi pritet të nisë me ministrat e Punëve të Jashtme me diskutimin e agresionit rus ndaj Ukrainës për të vazhduar me agjendën ndaj Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Gjithashtu temë e diskutimit do të jetë edhe konflikti mes Izraelit dhe Palestinës, duke përfshirë edhe sigurinë ekonomike.

Takimi pritet të nis duke filluar nga ora 17:30.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments