ërfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se paketa e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë do t’i godasë 351 anëtarët e Dumës së shtetit rus të cilët votuan për njohjen e dy rajoneve separatiste, Luhanskut dhe Donetskut.
Borrell këtë e bëri të ditur përmes një cicërimë në Twitter, ku tha se kjo do të jetë si përgjigje të veprimeve të paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës.
Po ashtu përmendi edhe jetën e lluksit që bëjnë rusët, duke ia përmendur blerjet në Milano, festat në Saint Tropez dhe diamantët në Antverpen. Ai tha se rusët nuk do ta kenë asnjërën nga këto që ka cekur më lartë.
Borrell tha se sanksionet po ashtu do të afektojnë politikat financiare të Rusisë të lidhura me Ukrainën, duke kufizuar qasjen në tregjet financiare të BE-së.
“Sot, ne biem dakord me unanimitet, t’i përgjigjemi me forcë veprimeve të paligjshme të #Rusisë kundër #Ukrainës . Paketa e sanksioneve të BE-së do të godasë:
351 anëtarë të Dumës shtetërore Ruse, të cilët votuan për njohjen e të ashtuquajturave LPR dhe DPR. (1/4)
27 individë dhe entitete që po minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e # Ukrainës. Kjo do të përfshijë sektorët politikë, ushtarakë, biznes dhe media. (2/4)
*Nuk do të ketë më: Shopping në #Milano Festa në #SaintTropez Diamonds in #Antwerp Ky është hapi i parë #WeStandUnited