7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBorrell i BE i kërkon Rusisë 'shpjegim' pas incidentit në lumin kufitar...

Borrell i BE i kërkon Rusisë ‘shpjegim’ pas incidentit në lumin kufitar të Estonisë

Heqja e bovave të lundrimit është pjesë e një ‘modeli më të gjerë të sjelljes provokuese’ nga Kremlini, thotë kryediplomati i BE-së.

Shefi i Çështjeve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka kërkuar Moskës një “shpjegim” pasi bovat në lumin Narva që shënonin kufirin e Estonisë me Rusinë u hoqën në orët e para të mëngjesit së të enjtes.

Sipas rojeve kufitare estoneze, homologët e tyre rusë konfiskuan 24 nga 50 bovat që synonin të shënonin vijën e lundrimit në rrugën ujore kufitare, një akt të cilin Borrell e përshkroi si “të papranueshëm”.

“Ky incident kufitar është pjesë e një modeli më të gjerë të sjelljes provokuese dhe veprimeve hibride nga Rusia, duke përfshirë kufijtë e saj detarë dhe tokësorë në rajonin e detit Baltik,” tha kryediplomati i BE-së në një deklaratë të botuar të premten.

“Bashkimi Evropian pret një shpjegim nga Rusia për heqjen e bovave dhe kthimin e menjëhershëm të tyre,” shtoi ai.

Në përgjigjen e saj ndaj incidentit të së enjtes, ministria e jashtme e Estonisë tha se duhej të qëndronin “të qetë dhe syhapur”, duke shtuar se synonin të përdornin përfaqësuesit e vet kufitarë dhe kanalet diplomatike për të kërkuar një shpjegim zyrtar dhe kthimin e shpejtë të bovave.

Duke folur me gazetarët të enjten, kryeministrja estoneze Kaja Kallas tha se “Rusia përdor mjetet që lidhen me kufirin për të krijuar frikë dhe ankth, me të cilat mbjellin pasiguri në shoqëritë tona”.

“Ne shohim një model më të gjerë të kësaj,” shtoi Kallas, një nga kritiket më të mprehta në BE të regjimit rus.

Talini thotë se Moska e ka kundërshtuar pozicionimin e bovave që kur nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments