11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBorrell do të presë liderët e Ballkanit Perëndimor në një drekë pune...

Borrell do të presë liderët e Ballkanit Perëndimor në një drekë pune në New York

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do t’i bëjë bashkë gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor në New York në një drekë pune, gjatë javës së 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkruan Reporteri.net.

Për këtë ka njoftuar Komisioni Evropian, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Të mërkurën, Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të presë gjashtë liderët nga Ballkani Perëndimor për një drekë tradicionale pune”, thuhet në njoftim.

Kjo drekë pune do të mbahet të mërkurën.

Në New York është duke qëndruar edhe presidentja Vjosa Osmani, ku do të përfaqësojë Kosovën në takimet e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Ndryshe, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shtroi një drekë për liderët e Ballkanit Perëndimor dje në Bruksel.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments