3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBorë në malin Pelister-Manastir

Borë në malin Pelister-Manastir

Qytetarët të cilët planifikojnë të vizitojnë Pelisterin, duhet të dinë se mbrëmë atje ka rënë borë.

Kështu kanë njoftuar shumë bjeshkatarë të cilët kishin postuar dhe fotografi nga reshjet e para të borës.

Për ditën e sotme DPHM ka paralajmëruar mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu, sidomos në pjesët perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor në jugperëndim, e cila do të jetë e fortë kryesisht në zonat jugperëndimore të vendit, mbi 70 km/h. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 13, kurse maksimalja do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme lokale me intensitet të ndryshueshëm. Temperaturat në periudhën e ardhshme do të mbeten më të ulëta, ndërsa në mesin e javës priten reshje më të bollshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments