0.4 C
Tetovo
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBora “paralizon” Ballkanin/ Gjendje e jashtëzakonshme në Bosnje dhe Kroaci

Bora “paralizon” Ballkanin/ Gjendje e jashtëzakonshme në Bosnje dhe Kroaci

Pas reshjeve të dendura të dëborës dhe erërave të fuqishme, pjesë të tëra të Bosnje Hercegovinës mbetën pa energji elektrike. Gjithashtu, u shkaktua kaos edhe në vende të tjera të rajonit, përfshirë Kroacinë, Serbinë e Slloveninë.

170 mijë vetë në Bosnje janë pa energji elektrike, pavarësisht përpjekjeve tona për t`i riparuar sa më shpejt difektet, pohoi kompaninë kryesore e energjisë në vend, Elektroprivreda.

Autoritetet kanë ndaluar lëvizjen e automjeteve të rënda dhe vendosën kufizime në qarkullim në rrugët e prekura nga stuhitë.

Disa zona janë përballur edhe me një bllokim total të trafikut hekurudhor. Zyrtarët në perëndim të Bosnjes, shpallën gjendjen e emergjencës.

Paralajmërime për udhëtime me rrugët e rrëshqitshme e të bllokuara nga bora, janë dhënë edhe në pjesë të tjera të Ballkanit. Kufizime udhëtimesh vendosën edhe Serbia e Kroacia, ku bora e dendur ka rrëzuar edhe linja të shpërndarjes.

Në Bosnje, televizioni rajonal N1 njoftoi se dhjetëra automjete kishin ngecur në borë për 10 orë në pjesën perëndimore të Bosnjës, por ia kishin dalë të lëviznin. Autoritetet e qytetit Dërvarit po përpiqen me shumë vështirësi të pastrojnë borën.Kryetarja e këshillit bashkiak të qytetit Jasna Pecanac tha për radion Dërvar se “shumë prej banorëve kishin mbetur në borë” dhe se “situata po bëhej gjithnjë e më e vështirë mes reshjeve që nuk kanë të ndalur”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments