7 C
Tetovo
E premte, 28 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBora e bën të pakalueshme rrugën për në Brezë! Mësuesit flenë në...

Bora e bën të pakalueshme rrugën për në Brezë! Mësuesit flenë në shkollë, apelojnë që të rregullohet rruga

Kështu duket rruga për në fshatin Brezë të Karadakut të Shkupit. E pakalueshme sa herë ka pak më tepër të reshura të borës.

Gjendemi tek rruga e cila të çon në fshatin Brezë, Malinë dhe Tanushë dhe siç po e shihni prapa meje kanë ngecur veturat sepse nuk kanë mundësi që të shkojnë deri atje, pra ne jemi nisur që të xhirojmë mësimdhënësit të cilët janë të detyruar të flenë në zyrat e shkollës sepse nuk kanë kushte për të udhëtuar”, raporton Fazile Halili, gazetare TV21.

Gjatë rrugës takuam përgjegjësin e shkollës fillore të Brezës Emrush Aliu, i për TV21 rrëfeu se nëse ndokush sëmuret gjatë një moti të këtillë, nuk ka shanse për ta çuar në spital. Thotë se kanë kërkuar nga institucionet që t’ua rregullojnë rrugën e cila lidhë fshatin Brezë me Likovën, por nuk është bërë gjë.

“Bëj apel të gjitha institucioneve shtetërore të na ndihmojnë njëherë e përgjithmonë që të na e rregullojnë rrugën që të jetë e kalueshme sepse këtu në këtë fshat banojnë banorët edhe dimrit edhe verës. Kemi raste kur edhe dikush mund të sëmuret për një injeksion ai mund edhe të vdesë, sepse rruga p.sh. sot ka ra borë e pastron, pas dy tre ditëve kjo mbushet përsëri. Nëse e rregullojnë rrugën prej fshatit Brezë që lidhet me Likovën ajo nuk bllokohet asnjëherë”, pohoi Emrush Aliu, përgjegjës i sh.f “Mihail Grameno”.

Përderisa nuk patëm mundësi t’i xhirojmë nga afër mësimdhënësit në Brezë, ata i dërguan TV21 disa pamje ku shihen se në çfarë kushtesh qëndrojnë.

5 ditë të javës qëndrojnë në këtë ambient ku në të njëjtin vend mbajnë gjërat e tyre personale, gatuajnë dhe flenë.

Nga Komuna e Çuçer Sandevës na thanë se rrugët për në këtë fshat po pastrohen dhe se po bëjnë përpjekje për ta rregulluar rrugën tjetër.

mundësi t’i xhirojmë nga afër mësimdhënësit në Brezë, ata i dërguan TV21 disa pamje ku shihen se në çfarë kushtesh qëndrojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments