-0.4 C
Tetovo
E diel, 23 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaBora “bllokon” Stambollin! Mbyllet Bosfori, janë anuluar fluturimet

Bora “bllokon” Stambollin! Mbyllet Bosfori, janë anuluar fluturimet

Për shkak të reshjeve të dendura të borës, që për të tretën ditë me radhë e kanë kapluar Turqinë, trafiku detar në Bosfor sot është mbyllur në të dy drejtimet, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare pranë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë.

“Turkish Airlines” njoftoi se për shkak të motit të keq disa prej fluturimeve drejt dhe nga aeroporti i Stambollit janë anuluar për nesër, transmeton “Hurriyet”.Autoritetet njoftuan se shkollat ​​në Stamboll do të mbyllen të hënën për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta dhe vështirësive të pritshme me transportin e nxënësve.

Prej mbrëmë në mesnatë, autoritetet e qytetit kanë vendosur ndalimin e lëvizjes së motoçiklistëve dhe shërbimeve të korrierëve në Stamboll deri në përmirësimin e kushteve të motit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments