12.4 C
Tetovo
E enjte, 30 Tetor, 2025
BallinaLajme“Bombat”, MPB-ja e ka të vështirë të zbulojë IP adresat nga ku...

“Bombat”, MPB-ja e ka të vështirë të zbulojë IP adresat nga ku janë dërguar e-mailet kërcënues

Ministria e Punëve të Brendshme e ka të vështirë të identifikojë IP adresat e kompjuterëve apo celularëve prej ku janë dërguar mesazhet kërcënuese në emailat e shkollave për gjoja bomba të vendosura. Që nga viti 2023 e këndej, mesazhe të tilla janë dërguar edhe në shkolla por edhe në institucione shtetërore. Arsyeja pse nuk mund të identifikohen adresat, është se kërcënuesit përdorin rrjet virtual, gjë që e pa mundëson të mësohet se kush është.

“Ju njoftojmë se numri më i madh prej tyre janë dërguar nga IP adresa të huaja, gjegjësisht nga rrjet privat virtual i cili shërben për fshehjen e IP adresës së vërtetë. Gjithashtu kishte edhe disa IP adresa nga vendi dhe për të njëjtat është vepruar dhe janë dorëzuar kallëzime të nevojshme deri te Prokuroritë Publike. Për denoncimet e fundit në Shkup dhe Kumanovë, ju njoftojmë se po udhëhiqet hetim i përgjithshëm për atë se kush është dërgues i mesazheve kërcënuese elektronike”, njoftojnë nga MPB.

Kërcënimet me bomba po praktikohen tanimë disa vite me radhë dhe deri tani, i vetmi rast ku janë identifikuar kërcënuesit, ishte në fillim të këtij viti. Në muajin shkurt, dy fëmijë të moshës 14 vjeçare ishin thirrur në bisedë informative pasi ishin identifikuar nga policia se kanë dërguar mesazhe kërcënuese për bomba të vendosura deri te dy shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme në Shkup. Prej tyre policia vetëm kishte konfiskuar celularët.

Për të qenë më rehat nga kërcënime të tilla të rreme, Ministria e Arsimit kishte bërë thirrje deri te të gjitha shkollat që në komunikim intern të shfrytëzojnë adresat zyrtare elektronike të cilat janë krijuar nga vet Ministria, siguria e së cilës është me vërtetim të dyfishtë të kyçjes. Megjithatë, me rëndësi është vendosja e sigurimit nëpër shkolla apo kamerave të sigurisë.

“Kërkohet prej tyre që t’i shfrytëzojnë vetëm adresat zyrtare të MASH-it sepse siç thash edhe javën e kaluar, kërcënimet e rreme respektivisht ato sulme hibride u bënë në adresa të tjera private apo me provajderë të tjerë. Kërkohet pak kohë por nëse shkollat respektojnë rregullat shpresoj se sulmet e tilla do të jenë shumë më të vështira dhe ne shumë më lehtë do t’i menaxhojmë”, tha Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

Vetëm pardje, ishin dërguar email mesazhe me përmbajtje kërcënuese deri te gjithsej 47 shkolla fillore në Shkup dhe Kumanovë. Pas kontrollit të policisë, u konstatua se kërcënimet janë të rreme. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments