linku
https://kanal5.com.mk/articles/378733/osmani-ne-sakame-datum-vo-oktomvri-poradi-izborite-vo-grcija
Bujar Osmani si një nga arsyet që përmendi tha se janë dhe zgjedhjet parlamentare në Greqi më 7 korrik 2019. Në fqinjin jugor, sipas zgjedhjeve të fundit për parlamentin europian dhe ato vendore, doli fituese Partia Demokracia e Re ndaj Syriza që e udhëheq kryeministri në detyrë Aleksis Cipras me të cilin është nënshkruar Marrëveshja e Prespës.
Bujar Osmani tha se çështja nuk është nëse kanë për të filluar negociatat këtë vit, por nëse ajo do të jetë këtë verë apo në tetor, dhe ajo do të jetë një si temë në takimin e kryeministrit Zoran Zaev me kancelaren gjermane Angela Merkel javën e ardhshme.