Nis marshimi i qytetarëve nga Sheshi Skenderbej drejt Kryeministrisë.
Aty do të mbahet edhe protesta madhështore që është paralajmëruar sot.
Qytetarët po marshojnë teksa mbajnë banderolën e madhe “Boll na vodhët”.
Sot është dita e katërt që po protestohet në Tiranë kundër rritjes së çmimeve në vend, duke nisur nga nafta, produktet ushqimore dhe ato të shportës.
