Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, ka paralajmëruar një skandal lidhur me rastin “Reket” për të cilin është dënuar me burg.
Në një kumtesë të shkurtër nga mbrojtja e tij, paralajmërohet se nesër do të zbardhin skandalin nga përmasa të papara.
“Nesër më 17 shkurt 2023 do të dorëzohet komunikatë për media nga ana e Bojan Jovanovskit, i dënuar në lëndën “Reket”, ku për opinionin do të zbardhet skandal me përmasa të papara për falsifikim të kryer nga ana e Gjykatës Penale, e si dëshmi për atë komunikatë do të dorëzohet edhe dokumentacion i plotë”, thuhet në komunikatën e mbrojtjes së Jovanovskit.