7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme“BOKI 13” ME KALLËZIM PENAL PËR 40 PERSONA

“BOKI 13” ME KALLËZIM PENAL PËR 40 PERSONA

I akuzuari në rastin “Haraçi” Bojan Jovanovski – Boki 13, sot nga paraburgimi në burgun e Shkupit është çuar në Prokurori ku ka dorëzuar dhjetëra padi penale.

Përmes një shkrese me 8 faqe të shkruara me dorë, Boki ka informuar se kallëzimet janë ndaj bartësve të funksioneve publike, anëtarëve të familjeve të tyre si dhe për biznesmenë

Mësohet se bëhet fjalë për rreth 40 persona, të cilët sipas kallëzimeve duhet të përgjigjen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrime dhe dëshmi të rrejshme.

Avokati i Boki 13, Sasho Dukovski, thotë se pret që pas dokumentimit të plotë të rasteve, Prokuroria të hapë lëndë për kallëzimet penale të dorëzuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments