Profesori i “American College” në Shkup, Marjan Bojaxhiev në Daily Click në TV21 tha se rrjetet sociale po krijojnë analfabetë funksionalë, përcjell TV21. Ai thotë se ka fëmijë që e kryejnë shkollën fillore pa lexuar asnjë libër.
“Fëmijët tanë janë analfabetë funksionalë. Shkollën fillore e kryejnë fëmijë që janë analfabetë funksionalë. Shikojnë Tik Tok, si është ajo “riding baj bullets”. Nuk kanë lexuar asnjë libër. Si mendojmë ne të ndërtojmë diçka në të ardhmen. Shikoj tani se kryeministri dhe qeveria tani nervozohen për shembull, sistemi gjyqësor nuk merr masa, nuk arreston e kështu me radhë, me gjasë ka kundërshtim pasiv, por problemi më i madh është mungesa e kuadrit. Kemi kuadro jo adekuat, të pa aftë për ta kryer punën”, tha Bojaxhiev në Daily Click.