Ministri shtoi se për momentin ndërtesat në Negotinë, Demir Kapi dhe Gjevgjeli janë në fazën përfundimtare dhe aktualisht janë në ndërtim e sipër 470 banesa sociale në Butel, Saraj, Koçan, Pehçevë dhe ky në Veles. Ministri shtoi se janë duke u bërë plane për vazhdimin e këtij projekti dhe në komunat e tjera për të zgjidhur çështjen e banimit për kategoritë e rrezikuara.Objekti banesor në Veles ka 29 banesa, investimi është 41,5 milionë denarë. Ai pritet të përfundojë brenda tetorit të këtij viti.“Viteve të fundit kemi arritur të përfundojmë me gjithë objektet që janë në ndërtim e sipër, gjithsej 853 banesa sociale në katërmbëdhjetë komuna në të gjithë vendin. Një pjesë i kemi shpërndarë, disa janë në fazën përfundimtare dhe në periudhën e ardhshme do të shpallim shpallje publike për shpërndarje”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski gjatë inspektimit të ndërtimit të objektit social në Veles.