Zgjidhet edhe problemi i fundit që mbante peng nisjen e punimeve për bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë. Komuna ka arritur marrëveshje për shpronësim me pronarët e objektit i cili duhet të rrënohet. Pronari i objektit hodhi poshtë arsyetimet e përbërjes së kaluar të Komunës lidhur me pronën e tij.
“Asnjëherë s`na kanë thirr. Ne madje kemi dashur që të bëhet sa më shpejtë rruga se u bë gjatë më. Nuk i kemi bë pengesa asnjëherë komunës po tash gjetëm zgjidhje me komunën. Unë kam kërkuar edhe më parë, para katër vitesh, që të kontaktoj me ish kryetaren po nuk kam arritur të hy deri te kabineti i kryetares. Tash kemi bë marrëveshje por s`kam pas kundër asnjëherë për të dalë kjo rrugë”, deklaroi Ali Rushiti, pronar i shtëpisë në Bllagoja Toska.