12.6 C
Tetovo
E hënë, 7 Tetor, 2024
BallinaLajme“Bllagoja Toska” 8 muaj pa semaforë – Komuna vazhdimisht thotë se do...

“Bllagoja Toska” 8 muaj pa semaforë – Komuna vazhdimisht thotë se do të vendosen së shpejti

Ky është tenderi i hapur nga Komuna e Tetovës për vendosjen e semaforëve në udhëkryqin mes bulevardit “Bllagoja Toska” dhe rrugës “29 nëntori”.

Me 9 shkurt ka përfunduar tenderi për vendosjen e semaforëve në këtë bulevard, por edhe sot e kësaj ditë në këtë lokacion janë vendosur vetëm katër shtylla të hekurit.

Nga komuna e Tetovës thanë se semaforët do të fillojnë të vendosen nesër, ndërsa shtojnë se janë të angazhuar që ky projekt të përfundojë sa më parë.

“Shpresojmë që nesër të fillojmë montimin e semaforëve kryesorë në udhëkryqin mes bulevardit “Bllagoja Toska” dhe rrugës “29 Nëntori”. Ndërsa për semaforët sekondarë, punimet pritet të realizohen në ditët në vijim. Vonesa në procedurë është rezultat i faktorëve të ndryshëm, përfshirë ndërlikimet në planifikimin e infrastrukturës dhe procedurat administrative. Ne jemi të angazhuar që të përfundojmë këtë projekt sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar sigurinë e qarkullimit në këtë zonë”, thotë Komuna e Tetovës

Po kjo nuk është hera e parë që komuna premton se punët do të fillojnë së shpejti.

 “Procedura e tenderimit që ndodhen te “Bllagoja Toska” ka përfunduar, është përzgjedhur kompani që do e realizojë këtë është Elektrosoft ku javën që kaloi ka pasur një takim ku është vendosur që në fund të muajt të fillohet me punime dhe ajo është një procedurë që merr kohë 5-6 muaj dhe për atë është i vetmi në RMV që i realizon këto projekte, andaj besojmë se është vetëm çështje ditësh ku do të fillohet me punime në bulevardin “Bllagoja Toska”, padi deklaruar në qershor, zëdhënsja e komunës së Tetovës, Besarta Ramadani

-Këtë javë do të filloj para përgatitje për vendosjen e shtyllave dhe besoj se shumë shpejtë do të

vendosen edhe semaforët.

-Kur më saktë?

-Besoj se shumë shpjet brenda dy ose tre javësh do jenë të realizuara.

Kur bulevardi “Bllagoja Toska” u lëshua në përdorim, bëri që rruga “29 nëntori” nga rrugë me përparësi kalimi kaloi në rrugë dytësore, gjë që nisi të shkaktojë aksidente.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments