11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBlinken do të vijë në Samitin e OSBE-së në Shkup, për Lavrovin...

Blinken do të vijë në Samitin e OSBE-së në Shkup, për Lavrovin nuk dihet ende

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, konfirmohet se do të vijë në Shkup për Samitin e 30-të Ministror të OSBE-së, i cili do të mbahet më 29 dhe 30 nëntor, tha sot ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Të gjithë ministrat e jashtëm nga Evropa duhet të vijnë në samitin e OSBE-së. Maqedonia këtë vit kryeson OSBE-në.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në brifingun në A1 Arena “Boris Trajkovski”, ku do të mbahet Samiti, Osmani tha se më 28 nëntor pritet të fillojë ardhja e pjesëmarrësve të Këshillit të Ministrave, ndërsa më 29 nëntor, është caktuar darka joformoale me numrin më të madh të ministrave.

“Për darkën joformale presim Sekretarin e Shtetit Blinken. Në cilën pjesë të tre ditëve do të jetë ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergej Lavrov, nuk mund të them tani. Nuk duhet të presim që në të tri ditët, të gjithë të qëndrojnë për tre ditë. Megjithatë, këta janë njerëz të rëndësishëm që do të vijnë në një pjesë të caktuar të ngjarjes dhe do të largohen. Nëse datat e qëndrimit të tyre do të përkojnë, nuk mund ta them ende këtë, ende jemi duke i përcaktuar ato detaje. Të gjitha delegacionet do të vijnë, pyetjet janë a do të jenë ministra apo zëvendës të tyre”, tha Osmani.

Qeveria më 14 nëntor vendosi që 30 nëntori të jetë ditë jopune për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike, në rajonin e qytetit të Shkupit, si dhe për shkollat ​​fillore dhe të mesme të zonës së qytetin e Shkupit, për shkak të mbajtjes së takimit të OSBE-së.

Vendimi nuk vlen për çerdhet dhe objektet shëndetësore në zonën e qytetit të Shkupit, të cilat duhet të zhvillojnë planet e veta për funksionim, për të funksionuar pa probleme, shton Qeveria.

Gjithashtu, Qeveria një ditë më parë (29 nëntor, e mërkurë) vendosi që orari i punës për të gjithë punëtorët në administratën shtetërore dhe publike në territorin e qytetit të Shkupit të përfundojë në ora 12:00.

Qeveria rekomandon të njëjtën gjë për sektorin privat në zonën e qytetit të Shkupit, veçanërisht në zonën e Komunës së Karposhit dhe komunave që gravitojnë drejt sallës “Boris Trajkovski” dhe hotel “Aleksandar Palace”, ku do të mbahet takimi ministror i OSBE-së më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.

Këshilli Ministror i OSBE-së është ngjarja më e madhe në historinë e Maqedonisë së Veriut si për nga dimensioni ashtu edhe për nga rëndësia për vendin. Në Këshillin Ministror pritet të marrin pjesë 76 delegacione të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe partnerëve, të përfaqësuar në nivel të ministrave të jashtëm ose më shumë se 1000 përfaqësues të delegacioneve.

Maqedonia e Veriut mori kryesimin e OSBE-së në janar të vitit 2023. Kryesimi i organizatës më të madhe rajonale të sigurisë në botë është i përqendruar në operacionet në terren të OSBE-së dhe kontributin e tyre në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe bashkëpunimin me institucionet kombëtare. Nën sloganin “Fjala është për njerëzit”, Kryesimi i Maqedonisë së Veriut i ishte përkushtuar sigurisë njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments