16.5 C
Tetovo
E enjte, 24 Prill, 2025
BallinaLajmeBleu veturë 22 mijë euroshe, tetovari dyshohet për larje parash dhe evazion...

Bleu veturë 22 mijë euroshe, tetovari dyshohet për larje parash dhe evazion fiskal

Një tetovar nga fshati Bërvenicë ka rënë nën thjerrëzën e policisë së Tetovës, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “larje parash” dhe “evazion fiskal”, ku nga paratë e fituara ka blerë veturë 22 mijë euroshe, transmeton TV21.

“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër S.M. (57) nga fshati Bërvenicë e Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “larje parash”. Gjatë vitit 2019, i denoncuari me paratë e fituara nga veprat e inkriminuara që lidhen me veprën penale “evazion fiskal”, ka blerë veturë në vlerë prej 1.359.600 denarë (22,073.74 Euro) në një autosallon në Tetovë”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments