5.3 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBlerim Sejdiu bllokon prerjen e pishave në Zhelinë/ Reagon zv/ drejtori i...

Blerim Sejdiu bllokon prerjen e pishave në Zhelinë/ Reagon zv/ drejtori i pyjeve-Safet Miftari: Kryetari të mos të bëj politikë

Komuna e Zhelinës ka bllokuar punën e prerjeve të pishave në territorin e saj. Thonë se nuk do të lejojnë që kompania që e ka fituar tenderin të pretë drunj që janë të mbjella para shumë vitesh.Konstatojmë se, nuk do të lejojmë në asnjë moment, që edhe më tej të priten drunjt e
pishave, të cilat janë shumë të rrallë dhe me dekada të rritura, dhe të cilët na pastrojnë
ajrin tonë dhe vrasin mikroorganizmat e dëmshëm. Andaj, kur bëhet fjalë për shëndetin
tonë nuk njohim asnjë vendim e asnjë autoritet, qoftë privat apo shtetëror dhe si rrjedhojë
nuk e njohim as këtë Kontratë. Nuk do të negociojmë me askënd, kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve tanë. Këtu është vija e kuqe, për të cilën nuk do të tolerojmë askënd dhe me asnjë çmim.
Sot, me makineritë e komunës kemi bllokuar rrugën e cila të çon deri tek vendi i ngjarjes,
dhe ketë vend prej ditës së djeshme e Diel, do të patrullohet nga inspektorët e komunës së
Zhelinës në çdo moment.”- deklaroi Blerim Sejdiu –kryetar I komunës Zhelinës.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i zv drejtorit të pyjeve Safet Mifatri. Ai përmes një reagimi thotë se kryetari i komunës së Zhelinës le të merret me punët e komunës dhe të mos te bej politikë duke hyrë në punët e drejtorisë së pyjeve nacionale .

“Firma që ka fituar tenderin për prerje të druve, është duke respektuar gjitha normat, e në rast të shkeljes së tyre, gjithsesi se inspektorati dhe policia pyjore do marrin masat e rrepta të duhura. Andaj kërkojmë nga kryetari i komunës së Zhelinës që këto punë që janë të inspektoratit, t`ia le inspektoratit dhe ligjit, apo policisë pyjore. Në vend që të merret me punët e Pyjeve Nacionale, rekomandoj kryetarin Sejdiu, që të paguaj borxhin që e ka ndaj ndërmarrjes”- deklaroi Safet Miftari- Zv drejtori Gjeneral i Pyjeve.Nga komuna e Zhelinës dyshojnë se preja e drunjve bëhet pa shenjëzim të caktuar dhe prehen drunjtë që nuk janë të paraparë në kontratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments