4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBlerim Reka kandidat i përbashkët për president i Aleancës dhe Besës

Blerim Reka kandidat i përbashkët për president i Aleancës dhe Besës

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa në zgjedhjet presidenciale do të garojnë me një kandidat të përbashkët, e ai është profesori  universitar Blerim Reka.

Blerim Reka është pro-rektor në Universitetin e Evropës Juglindore, ndërsa nga viti 2006 deri 2010 ka qenë ambasador i Maqedonisë në BE.

Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa thonë se si parti opozitare konsiderojnë se zgjedhjet presidenciale nuk kanë kuptim pa kandidat shqiptar.

„Për arsye parimore, e përkrahim kandidaturën për President të profesor Rekës. Përvoja e tij e pasur akademike dhe diplomatike vetëm do ta fuqizonte funksionin e Presidentit të shtetit”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët  dhe Lëvizjes Besa.

Përveç garës së përbashkët të opozitës shqiptare, me një kandidat do të garojnë edhe partitë në pushtet BDI dhe LSDM, të cilat nesër pritet ta publikojnë emrin e kandidatit të tyre për president të shtetit.

Ndërsa partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE do të garojë me profesoreshën Gordana Siljanovska, e cila mori mbështetjen e shumicës së delegatëve të partisë në kongresin që u mbajt para disa ditëve.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments