Përfaqësues të shtabit zgjedhor të kandidatit për president Blerim Reka dorëzuan në KSHZ kandidaturën e Rekës për zgjedhjet presidenciale. Në afat prej 48 orësh KSHZ do të kontrollojë të gjithë dokumentacionin dhe do të konfirmojë Rekën si një nga tre kandidatët për këto zgjedhje. Shefi i shtabit zgjedhor të Blerim Rekës, Florin Asani, tha se fushata zgjedhore nuk do të ketë në fokus vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Koncepti i profesorit Blerim Reka, e bën atë të veçantë nga kandidatët e tjerë. Ne preferojmë që ai vet ta prezantojë programin e tij. Do të kemi një fushatë pak më ndryshe, do të kemi një koncept të ri.”- tha Florin Asani- shef i shtabit zgjedhor të Blerim Rekës